Kombëtarja e Francës humbet njërin nga lojtarët më të mirë të ekipit për ndeshjet e nëntorit

Futbollisti Francez i Manchester United që luan për kombëtaren Franceze, Poul Pogba nuk do të mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e nëntorit për kombëtaren franceze.

Kjo është bëre e ditur përmes një njoftimi nga ana e faqes zyrtare e kombëtares Franceze të futbollit në Tëitter.

Pogba është lënduar gjatë përgatitjeve që kombëtarja franceze po i zhvillon për dy ndeshjet e nëntorit.

Franca bën pjesë në grupin D. Franca përballet me 13 nëntor kundër Kazakistan ndërsa tre ditë më vonë kundër Finlandës.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara Franca gjendet në pozitën e parë me 12 pikë të grumbulluara.