Drejtori i Juventusit: Transferimi i Ronaldos ishte mjaft i thjeshtë

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për “Sky Sport” për transferimin e Cristiano Ronaldos te kampionët italianë.

Paratici ka thënë se transferimi i Ronaldos, ishte mjaft i thjeshtë, pasi portugezi kishte vendosur që të transferohej te ‘zonja e vjetër’.

“Transferimi i Cristiano Ronaldos ishte mjaft i thjeshtë sepse në mendjen e tij kishte vendosur të vinte në Juventus. Pas finales në Ligën e Kampionëve ai kishte vendosur: Nëse më kërkon Juventus, do të transferohem vetëm në Juventus”, ka treguar Paratici.

Ai po ashtu ka treguar një moment se kur i ka treguar Presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit, se Ronaldo dëshironte të transferohej te ta.

“Kur e kam njoftuar Andrea Agnellin se Cristiano Ronaldo dëshiron të transferohet në Juventus, i kërkoi dy ditë kohë për të vendosur. Pastaj, më telefonoi pas tri orësh”, ka treguar drejtori sportiv i Juventusit.