Chelsea dhe PSG i dëshirojnë shërbimet e Kessie

Forma e mirë e mesfushorit të Milanit Franck Kessie, në këtë sezon ka bërë që shumë ekipe të shfaqin interesim për të.

Sipas gazetës italiane “Calcio Mercato”, dy skuadrat të cilat po dëshirojnë transferimin e Kessie, janë Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë që dy sezone është duke treguar formë të mirë me Milanin.

Chelsea do të tentojë që Kessien ta futë në marrëveshje me Tiemoue Bakayokon, i cili është i huazuar në Milan nga skuadra londineze.

Edhe skuadra tjetër londineze është duke shprehur interesim për Kessien.

Një gjë është e sigurt se drejtuesit e Milanit, do ta kenë të vështirë ta mbajnë Kessien pas interesimit të PSG-së, Arsenalit e Chelseas.