Foto: Richarlison/Twitter

Atletico Madrid dëshiron transferimin e Richarlisonit

Atletico Madrid që tani është duke menduar për transferimin e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.

Richarlison u transferua në Everton në verën e vitit 2018-të nga Watford për 25 milionë euro.

Sulmuesi brazilian në këtë sezon ka bërë 25 paraqitje për Evertonin duke i shënuar 10 gola dhe dy asistime.

E sipas gazetës spanjolle “AS”, forma e mirë e Richarlisonit e ka bërë Atleticon që të mendojë për transferimin e tij.