Agjenti i Buffonit: Rikthimi i tij në Juventus është vetëm një ide

Mbrëmë u raportua se Gianluigi Buffon është i gatshëm që të rikthehet në Juventus me një vit kontratë si portier i dytë dhe pastaj të marrë një rol në klub.

Mirëpo, agjenti i Buffonit Silvano Martina duke folur për “Sportitalia”, ka folur për transferimin e mundshëm të Buffonit në Juventus.

Ai ka thënë se tani për tani është vetëm një ide dhe nuk ka asgjë konkrete.

“Tani është vetëm një ide”, ka thënë agjenti i Buffonit Silvano Martina.

Buffon është lidhur edhe për një transferim të mundshëm te skuadrat si: Porto, Parma, Brescia, Atalanta dhe Leeds United.

41 vjeçari në fund të sezonit u largua nga Paris Saint- Germain, pas një viti qëndrim.

Italiani u largua nga Juventus në vitin 2018-të pas 17 viteve qëndrim në qytetin e Torinos.

Ndërkaq, “La Gazzetta dello Sport” , raporton se vet Presidenti i Juventusit Andrea Angelli ka folur personalisht me Buffonin, që ta rikthej në Torino, duke i ofruar kontratë prej 4 milionë eurove në sezon, prej vitit 2020 duke e marrë një rol në klub.