Foto: Atdhe Mulla

Lluka: Termocentrali Kosova e Re do të mbuloj pothuajse gjysmën e kërkesës për energji elektrike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka tha se qëllimi parësor i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re është të plotësoj nevojat për energji elektrike në vend, të rrit sigurinë e furnizimit duke krijuar burim të qëndrueshme të energjisë bazë të mbështetur ekskluzivisht në resurset natyrore të vendit me qëllim të mënjanimit të varësisë nga importi dhe nga paparashikueshmëria e çmimit në tregun rajonal.

Lluka tha se duke importu energji elektrike shkaktohen efekte të shumëfishta negative.

“650 milionë euro kanë përfunduar jashtë vendit me qëllim të furnizimit me energji elektrike. Duke importu energjinë elektrike ne kemi zvogëluar brutoproduktin vendor të vendit tonë. Efekte të shumëfishta negative”, tha Lluka.

Sipas tij rreth 330 milionë euro janë humbjet vjetore të bizneseve në Kosovë si pasojë e furnizimit jo të rregullt me energji elektrike.

Lluka tha se kjo nënkupton që mungesa e furnizimit të rregullt është pengesa kryesore në zhvillimin e biznesit.

“Edhe bizneset janë jo konkurruese në krahasim me vendet e tjera të rajonit që kanë stabilitet energjetik”, tha Lluka.

Lluka shtoi se ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re përveç që do të mbuloj pothuajse gjysmën e kërkesës për energji elektrike në Kosovë poashtu do të jetë burim afatgjatë i energjisë termike për ngrohje qendrore si dhe do të përmirësoj substancialit aspektet sociale dhe mjedisore.

“Ndërtimi i Termocentralit do të shënoj investimin më të madh privat të investimit në historinë e vendit tonë”, shtoi Lluka.

Sipas Llukës kërkesa për energji elektrike deri në 2026 do të shënoj rritje deri në 19 përqind në krahasim me kërkesat aktuale.

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës.