Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Tahiri për ministrat: Si t’ju vjen një problem drejtë me kolicë e çoni te Albin Kurti

Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka shpjeguar se cilat ishin arsyet pse kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

Tahiri tha se kjo interpelancë është kërkuar që ta ngrisim alarmin dhe ta adresojmë një çështje që e ka blloku funksionimin e shtetit të Kosovës, funksionin e arsimit para universitar dhe ka prodhu jo stabilitet shumë pikëpyetje e shumë tensione.

“Është shqetësuese që sa me lehtësi e krenari po merren vendime të tilla që e dëmtojnë funksionimin e vetë qeverisjes dhe janë të shëmtuara e krijojnë probleme që kanë krijuar efekte dhe zgjidhje potenciale. Është absurde të aludohet se po ruhet buxheti i Kosovës, dinjiteti i shtetit dhe shoqërisë, duke shkelur dinjitetin e një kategorie tjetër që ne ia kemi besuar të ardhmen e fëmijëve tanë si në aspektin social edhe në atë arsimor”- tha Tahiri.

Tahiri ka përmendur se qeveria po krijon kriza dhe probleme të një pas njëshme që sipas tij as nuk ju nevojiten dhe gjithashtu e pengojnë në funksionim e vendit.

Tahiri e ka përmendur se ministrat nuk janë në gjendje t`i zgjidhin problemet që ju shkojnë në ministri por se i dërgojnë direkt te kryeministri.

“Gjitha sindikatat nuk kanë adresë tjetër, ju kanë juve ju duhet me marr përgjegjësinë. Si t’ju vjen një problem secilit ministër dejtë me kolicë e çoni te Albin Kurti në kryeministri i thoni zgjidhe. Nuk janë në gjendje vetë me marr asnjë vendim dhe me heq asnjë problem. Kjo tregon se ka shmangie serioze të menaxhimit në Qeveri. Është sistem i centralizum që është duke e ngulfat kryeministrin dhe vendin”- tha Tahiri.

Sipas Tahirit, Qeveria me mos ekzekutimin e pagave e ka shkelur ligjin për mbrojtje kundër diskriminimit, pasi sipas tij gjithë grevistët e tjerë në administratën e shtetit, përfshirë nivelin qendror e lokal ju kanë paguar pagat përkundër që të njëjtit nuk kanë punuar një lloj si mësimdhënësit.

“Në grevë kanë qenë edhe punëtorët në shërbim civil në komuna ky është diskriminim dhe shkurtpamësi që nuk e di askush pse po ndodh”- tha ai.

Besnik Tahiri e ka lexuar edhe rezolutën: Ndalja e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetenca dhe në autonominë e komunave, ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partner social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve përmes shtesave dhe ligjit të pagave.