Lista Serbe mungon në takimin e Kryesisë së Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Lista Serbe Mungon në Kryesi të Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit dhe shefi i grupit parlamentar nga radhët e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Si duket, mospjesëmarrja është rezultat i vendimit të djeshëm të Listës Serbe për të pezulluar aktivitetet e tyre në institucionet kosovare që nga dita e sotme.

Vendimi i djeshëm i Listës Serbe, që është anëtare e koalicionit qeveritar, vjen si rezultat i Ligjit për “Trepçën”, i miratuar në Kuvendin e Kosovës në ora 01:32 të ditës së shtunë.