Shpjegimi i gazetarit Branislav Kërstiq pse serbët e veriut nuk votuan në procesin që e kërkuan vetë

Gazetari Branislav Kërstiq procesin e votimit në komunat në veri të vendit e quajti si shfaqje e lojërave të kabinetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kabinetit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

Kërstiq thotë se Lista Serbe u mbështet dhe fuqizua me vite nga Prishtina.

Tutje ai pyeti: “Ku është shteti?”, kur tha se Lista Serbe i krijoi “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, organizata këto të shpallura si terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor 2023.

Gazetari deklaroi se nga kryeministri Kurti patën premtime për dialog të brendshëm me serbët e se pati “takime në do rrugë qorre, nëpër qoshe” me serbë që nuk duan të dalin para kamerave.

Ai thotë se qytetarët serbë janë viktimë të lojërave politike të dy vendeve.

Kur u pyet se pse qytetarët i ranë pishman e nuk votuan në proces edhe pse vetë e kërkuan, ai tha se ata nuk po mendojnë me kokën e tyre.

“Sepse nuk janë duke mendu me kokën e vet. Janë duke mendu me b*thën, me interesin, me buxhetin e Serbisë, janë të shantazhuar, janë nën presion që është normale” – deklaroi ai.

Ai deklaroi se qytetarët serbë po dalin si humbësi më i madh.

“Prej pavarësisë së shtetit të Kosovës, kurrë nuk kemi pasur zgjedhje të lira. Ka pasur vjedhje industriale të votave nga Lista Serbe. Lista Serbe ka qenë partner politik i të gjitha partive politke PDK, LDK, AAK-së, edhe Vetëvendosjes” – deklaroi Kërstiq në emisionin KallxoPërnime.

www.kallxo.com