QKUK Emergjenca
Therja në Prishtinë: Doktori tregon për gjendjen e dy personave të lënduar
16.8.2019 - 00:42
Një therje me thikë ka ndodhur orët e mbrëmjes në Prishtinë. Dy persona janë dërguar në gjendje të rëndë në emergjence në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
KALLXO.com ka kontaktuar me shefin e ndërrimit të Emergjencës, Naser Sylen.
Ai ka thënë për KALLXO.com se nga dy të therurit, njëri është ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar.
“Dy kanë ardhur në emergjencë të therur me thikë në orët e vona të mbrëmjes se sotme. Njeri nga ta është në gjendje të rëndë dhe kritike dhe është ende në sallë operimi”, tha Syla.
Ai shtoi se personi tjetër i therur ka marrë trajtimin mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.