Reagon Ministria e Shëndetësisë pas therjes së infermierit në QKUK

Ministria e Shëndetësisë e ka quajtur të papranueshme therjen e infermierit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që ndodhi sot rreth orës 14:00.

Në një njoftim për media, MSh-ja ka thënë se dënon ashpër “ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personalit shëndetësor kudo në Kosovë”.

“Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e ministrisë e cila drejtohet nga Armend Zemaj.

Sot, rreth orët 14:00 në QKUK u therr me thikë një infermier. Siç ka njoftuar zëdhënësi i ShSKUK-së, rasti kishte ndodhur në vendin e punës së infermierit.

Infermieri u sulmua në vendin e tij të punës, pritet intervenimi kirurgjik

www.kallxo.com