Identifikohen dhe arrestohen të dyshuarit për therjen e 24 vjeçarit në Ferizaj

Katër persona dyshohet se morën pjesë në therjen e një 24 vjeçari nga Ferizaj i cili vdiq dy ditë më parë.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarve u bë një ditë pas ngjarjes dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

KALLXO.com kishte raportuar më 4 shtator se një 24 vjeçar kishte vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga therja me thikë në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Policia atë natë nuk kishte arritur që të identifikonte të dyshuarit.

Rasti për katër të arrestuarit është hapur si vrasje në bashkëkryerje.