Therja e dy personave: Policia thotë se ka kryer disa arrestime

Policia e Kosovës ka realizuar disa arrestime lidhur me therjen më thikë mbrëmë në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Arrestimet i ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ne jemi duke i kompletuar disa informata për me dalë me raport 24 orësh. Ka pas veprime, ka pasur disa arrestime tash jemi duke pritur të dimë se çka është bërë me ta”, ka thënë Kelani për KALLXO.com.

Mbrëmë rreth orës 22:00 një incident ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona pas therjes me thikë kanë mbetur rëndë të lënduar.

Ndërkaq, shefi i ndërrimit të Emergjencës, Naser Sylen mbrëmë ka thënë për KALLXO.com se nga dy të therurit, njëri ka qenë  në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka qenë duke u operuar.

“Dy kanë ardhur në emergjencë të therur me thikë në orët e vona të mbrëmjes se sotme. Njeri nga ta është në gjendje të rëndë dhe kritike dhe është ende në sallë operimi”, ka thënë Syla.

Ai shtoi se personi tjetër i therur ka marrë trajtimin mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.

KALLXO.com do të ju informojë për gjendjen e të plagosurve.