Zbulohet sistemi i ri i 'aparateve' në kazinotë ilegale - FOTO

Makineritë e njohura si ‘aparatet’ janë zëvendësuar nga kompjuterët elektronikë.

Kallxo.com ka siguruar prova se në njërin nga lokalet që janë bastisur sot këto makineri kanë qenë duke funksionuar.

Dy netë më parë hulumtuesit e Kallxo.com, kishin arritur që të luanin brenda njërit prej këtyre lokaleve.

Sistemi i luajtjes ishte i thjeshtë, mjaftonte që të mbushni llogarinë dhe kompjuteri aktivizohej në mënyrë automatike.

Aksioni i ndërmarrë sot nga Prokuroria e Gjilanit përfundoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe provave të tjera materiale.

 

 

VIDEO – Policia godet kazinotë e Vitisë

.