Biznese në mes të Prishtinës pa kontrata të punës
Pesë biznese në Prishtinë Prizren e Gjakovë me mbi 20 punëtorë janë subjekt i emisionit të sontëm Drejtësia në Kosovë. Reportazhi do shfaqë filmime nga kontrollimi i këtyre bizneseve pas raportimeve që ato po mbanin punëtorë pa kontrata.
Emisioni shfaqë pretendimet e punëtorëve e po ashtu konstatimet kur inspektorët zbulojnë punonjësit pa kontrata.
Bizneset e kontrolluara operojnë në qendër të Prishtinës ndërsa ishin raportuar se nuk u kishin dhënë kontrata punëtorëve.
Emisioni i sotëm po ashtu do shfaqë reportazhin për organizimi dhe transportin e qytetarëve të Kosovës nga diaspora për në Qendrën e Studentëve ku strehohen të karantinuarit për 14 ditë për shkak të virusit COVID 19.
Emisioni shfaqet të premten nga ora 22 në RTK dhe në Facebook të KALLXO.com