Foto: KALLXO.com

Gjykimi për terrorizëm, dënim me kusht për gruan e kthyer nga Siria

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Florinda Zymerin, e akuzuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

E akuzuara Florinda Zymeri u dënua me kusht, në kohëzgjatje prej 2 viteve burg, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej 3 viteve ajo nuk kryen vepër tjetër penale.

“Në rast se e njëjta kryen vepër tjetër penale gjatë kohës së verifikimit, koha që e ka kaluar në masën e arrestit shtëpiak do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, tha gjyqtarja Valbona Selimaj.

Florinda Zymeri gjatë seancës së shqyrtimit fillestar më 14 janar e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza shpjegon se me datën 23 gusht 2014 me dëshirë të plotë, me vetëdije, përmes aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, Florinda Zymeri ka shkuar në Turqi, e prej aty për në Siri e Irak për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune në këto shtete.

E akuzuara pranon se iu bashkua ISIS-it, thotë se u ndikua nga burri

www.kallxo.com