E akuzuara pranon se iu bashkua ISIS-it, thotë se u ndikua nga burri

Florinda Zymeri ka pranuar se ishte pjesë e grupit terrorist ISIS.

Zymeri që ishte në grupin e grave që u kthye nga Siria në prill të 2019-ës, në seancën fillestare për akuzën e saj nuk e kishte pranuar fajin.

Megjithatë, në seancën e sotme ajo e pranoi fajësinë në mënyrë vullnetare pas konsultimit paraprak me mbrojtësen e saj, avokate Florije Kryeziu.

Tutje, e akuzuara gjatë seancës deklaroi se shkuarja në Siri ka qenë pa vullnet dhe se  kishte qenë e ndikuar nga burri i saj.

Aktakuza shpjegon se me datën 23 gusht 2014 me dëshirë të plotë, me vetëdije, përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Florinda Zyberi e ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikës së Kosovës për të vazhduar fluturimin për në Stamboll të Republikës së Turqisë.

Me tutje aktakuza shpjegon, se e akuzuara me qellim qe përmes territorit te Republikës së Turqisë të udhëtojë në Irak dhe Siri me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune në këto shtete, organizate kjo e shpallur organizate terroriste nga OKB-ja.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 janar 2020, në ora 9:15.