Feronit Shabani

Gjykata merr vendim për Feron, dyshohet për dhunë në familje

Këngëtarit të zhanrit Hip Hop, Feronit Shabanit, i njohur si “Fero”, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji nga Gjykata, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.

Për KALLXO.com këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

Feronit Shabani ishte arrestuar nga policia më 11 korrik të këtij viti nën dyshimet se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.

KALLXO.com mëson se i njëjti ishte arrestuar pasi dyshohet se fillimisht kishte një mosmarrëveshje e që më pas kishte sulmuar fizikisht viktimën, gruan me të cilën edhe bashkëjeton.