Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Dy të dyshuarit për futjen me forcë në veturë dhe sulm seksual ndaj një gruaje dalin para gjykatës

A.G. dhe B. G., të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë janë sjellë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën e Prishtinës.

Ndaj të njëjtëve prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi të dy dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një grua.

A.G. 33 vjeç dhe B.G. 36 vjeç, dyshohen për futjen me forcë në veturë dhe sulm seksual ndaj një gruaje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sulmi seksual raportohet të ketë ndodhur më 28 gusht, rreth orës 16:00.

Të arrestuarit janë A.G. 33 vjeç dhe B.G. 36 vjeç.

Prokuroria ditën e djeshme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Arrestohen dy burrat e dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë