Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy burrat e dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë

Janë arrestuar sot dy burrat e dyshuar për futjen me forcë në veturë dhe sulm seksual ndaj një gruaje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sulmi seksual raportohet të ketë ndodhur më 28 gusht, rreth orës 16:00.

Të arrestuarit janë A.G. 33 vjeç dhe B.G. 36 vjeç.

Policia e Kosovës raporton se pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy ata janë ndalur për 48 orë, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.

KALLXO.com ka raportuar sot për këtë rast.

Në anën tjetër, pesë persona të dyshuar janë arrestuar për rastin e dhunimit të një vajze 11-vjeçare në Prishtinë para tri ditësh.

Për këtë rast është mbajtur dhe është paralajmëruar edhe një protestë tjetër të mërkurën në kryeqytet.