Ilustrim

Ditë më parë një grua raportoi se iu vodh çanta me stoli e para, policia arrestoi dje një të dyshuar

Një person është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë. 

Policia në raportin ditor ka njoftuar se fillimisht me datë 25 janar, ankuesja femër kosovare ka njoftuar se gjersa ka qenë në një restorant, persona të panjohur i kanë vjedhur nga çanta stoli ari dhe para. 

Rasti u raportua se ka ndodhur në Gjilan.

Gjatë ditës së djeshme policia ka arritur që të arrestoj një person të dyshuar për këtë cështje. 

Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë, një thikë, një shufër metali dhe një çantë femrash. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.