Dështon seanca ndaj Naser Kelmendit

Dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naser Kelmendit. Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit, dhe avokatit Besnik Berisha i cili kishte rast vdekje. Në seancë ka munguar edhe i akuzuari Naser Kelmendi, por kryetarja e trupit gjykues Suzana Çerkini nuk ka dhënë arsyet e mungesës së të akuzuarit.

Të pranishëm ishin prokurorja e rastit Merita Rugova. Seanca e radhës u caktua me datën 6 nëntor ora 09:00.

Kelmendi ishte dënuar më 1 shkurt 2018 nga Gjykata e Prishtinës me gjashtë vjet burgim, si fajtor për veprën penale – posedim i paautorizuar me dashjen për të shitur, eksportuar ose shpërndarë dhe importuar narkotik të rrezikshëm.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e vitit 2013, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Për të kuptuar më shumë rreth gjykimit të Naser Kelmendit shiko në linqet e mëposhtme.

Historia e Naser Kelmendit

Dënohet Naser Kelmendi

Apeli e kthen në rigjykim rastin e Naser Kelmendit

.