Bombat në lokalet e parukerisë, aktakuzë ndaj 11 personave
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave L. B., B. S., A. K., V. B., A. P., K. K., F. C., A. M., G. I., D. R., dhe E. C.
Të njëjtit nga organi i akuzës po ngarkohen me veprat penale pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe me veprën penale të detyrimit.
Kurse të pandehurit A. P. i është ngritur aktakuza edhe për veprën penale “Deklarim i rrem”.
Ndërsa ndaj të pandehurit L. B. edhe për posedim të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë vitit 2022 më saktësisht gjatë muajit qershor.
Veprat sipas prokurorisë janë kryer në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku ka pasur hedhje të granatave të dorës në lokalet “Riza Hair Sallon” në Prishtinë dhe në lokalin “Missini” të Mitrovicës.