Zyrtari policor duke kontrolluar pamjet nga droni, Foto: KALLXO.com

Zyrtari policor në Pejë kanoset gjatë detyrës

Një zyrtar policor në Pejë është kanosur verbalisht deri sa ishte në detyrë, nga një person i cili ishte në gjendje të dehur.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke thënë se personi i cili ka kanosur zyrtarin policor është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur, kishte kanosur verbalisht zyrtarin policor derisa ishte në detyrë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.