Foto: LDK

Zyrtarët e LDK-së priten në takim nga Palmer dhe Kosnett

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, nënkryetar Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë Avdullah Hoti është pritur në takim nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas në njoftimi të LDK-së, Abdixhiku e falenderoi Palmerin për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit.

“Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Palmer thuhet se e ka falënderuar kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog”, përfundon njoftimi.

Emisari  i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Matthew Palmer, gjatë vizitës sot në Kosovë, pasdite do të takojnë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.