ZRrE i jep leje 40 vjeçare KELKOS-it për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që kompanisë KEKLOs t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

Me tri vota për dhe një kundër ky propozim i ZRrE ka kaluar duke i dhënë lejen kompanisë KELKOS që të prodhojë rrymë me hidrocentralet Belaja dhe Deçani.

Përfaqësuesi ligjor i ZRrE-së, Afrim Ajvazi ka thënë se nuk ka harmonizim të ligjeve në Kosovë sa i përket lejeve dhe licencave që i ka marrë ky operator.

“Kjo është një specifikë që është ngrit që disa vjet që legjislacioni nuk është i harmonizur mes vete. Nuk është vetëm leja mjedisore që është 5 vjeçare, është kontrata e përdorimit të pyllit është 5 vjeçare e leja ujore është 40 vjeçare. Ne me ligjin për ZRrE që licenca për gjenerator të lëshohet referuar aseteve të ndërmarrjeve, bile po e citoj ligjin ‘Varësisht nga jetëgjatësia, leja e aseteve të përdoruar në kryerjen e aktivitetit relevant në kohëzgjatje që nuk mund të kalojë kohëzgjatje 40 vjeçare’ dhe duke e pasur parasysh që pajisjet janë gjitha të reja ne kemi propozuar të lëshohet licenca për këtë periudhë për këtë periudhë.  Për vazhdimin e lejes mjedisore janë procesura të tjera dhe investitori nuk i nënshtrohet procesit nga fillimi por një process më i lehtë. Por fatkeqësisht ne  kemi thënë që obligohet ndërmarrja që të sjellë një dokuent të cilat mund të kenë ndikim në validitetin dhe periudhën e vlefshmërisë së licencës ia kemi bërë me dije që nëse i kalon ne si ZRrE duhet të ndërmarrim masa. Fatkeqësisht ka joharmonizim  në mes të afateve që siguron ky investitor.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE, Arsim Janova  ka thënë se leja mjediore për këto dy hidrocentrale duhet të ripërtërihet në afat prej 5 vitesh aq sa ka kohëzgjatje leja mjedisore e marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

“Dmth është e qartësuar se nëse nuk e përtërinë lejen mjedisore për pesë vite atëherë duhet t’i ndërprehet operimi, tha Janova.

Besim Sejfijaj, anëtar i bordit të ZRrE ka propozuar që leja për prodhim të energjisë t’i jepet KELKOS-it në afat prej 5 vjetësh, aq sa e ka edhe lejen mjedisore për dy hidrocentrale nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Por, ky propozim nuk e ka marrë mbështetjen e anëtarëve të tjerë të bordit.

Arsim Janova, Selman Hoti dhe Izet Rushiti kanë votuar pro propozimit për dhënien e lejes në kohëzgjatje prej 40 vjetësh.

Në anën tjetër, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mohur se i është dhënë leja mjedisore kompanisë Kelkos Energy për prodhimin e energjisë elektrike nga dy hidrocentralet në Grykën e Deçanit.

Kuçi ka thënë se kjo kompani  nuk i ka plotësuar ende disa kushte.

“ Kelkos me sa e di unë jo  sepse është në proces ka me i plotësu disa kushte të caktuara, ne ende nuk i kemi dhënë leje. Në moment kur i plotëson por deri më tani  nuk i ka plotësuar”, tha ai.

KELKOS-it i ishte ndalur prodhimi i energjisë elektrike më 14 tetor në tre hidrocentrale te Gryka e Deçanit dhe pas një muaji, në mbledhjen e sotme që pritet të fillojë nga ora 9:30  do të diskutohet pajisja e këtij investitori me leje për prodhimin e energjisë elektrike.

Ministri Kuçi: Ende nuk i kemi dhënë leje mjedisore Kelkos-it

Organizata “Pishtarët”: Ministria ka vendosur t’i japë leje mjedisore KELKOS-it

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përmes një e-maili ka dhënë sqarime në lidhje me lejet mjedisore që i ka marrë kompania KELKOS për operim të energjisë elektrike për dy hidrocentrale në Deçan, HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”.

Në komunikatë thuhet se në mëngjesin e sotme ministri Kuçi nuk ka pasur informacion se a janë lëshuar leje nga MEA për këtë proces.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, procesi për pajisje edhe me leje mjedisore nuk e implikon ministrin direkt në proces, pasi rruga administrative e këtyre dokumenteve zhvillohet mes departamenteve dhe Komisionit për Leje Mjedisore, duke përfunduar si proces në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, ministria në komunikatë ka thënë se KELKOS ka dështuar të marrë edhe lejen e tretë mjedisore për hidrocentralin “Lumëbardhi II”, pasi komisioni ka konstatuar që ende nuk janë përmbushur kushtet.

Sqarimi i plotë i procesit sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit:

Kompania ‘Kelkos Energy’, kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur Pëlqimin Mjedisor për të tri Hidrocentralet.

Kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur aplikacionet të ndara për të tri Hidrocentralet veç e veç, po ashtu taksa për Leje Mjedisore është kryer për të tri Hidrocentralet veç e veç.

Kompania ka bashkangjitur Lejet e Përdorimi për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, Certifikatën e legalizimit për ndërtimin e tubacionit, veprës së marrjes dhe kabllove elektrike, po ashtu Lejen ujore për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, për aprovimin e plotësimit të kushteve ujore, të parapara me lejet ujore paraprake, i ka për secilën veç e veç.

Për Hidrocentralet HC “Belaja” dhe HC “Deçani”,  kompania ka arritur të sjell të gjithë dokumentacionin që kërkohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, ndërsa sa i përket HC- “Lumëbardhi II”, kompania nuk ka arritur të i përmbush kriteret sipas Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, për arsye se nuk ka arritur të pajiset me Lejet e shfrytëzimit të ujit dhe Lejet e përdorimit të ujit.

Gjithashtu komisioni për Leje Mjedisore, gjatë realizimit të vizitës në terren ka konstatuar së është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punimet të HC “Belaja” dhe HC “Deçani, ndërsa të HC “Lumëbardhi II” nuk është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punime, për ketë arsye ka mbetur në fuqi përgjigja e datës: 12.10.2020”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që kompanisë KEKLOs t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

Me tri vota për dhe një kundër ky propozim i ZRrE ka kaluar duke i dhënë lejen kompanisë KELKOS që të prodhojë rrymë me hidrocentralet Belaja dhe Deçani.

Në anën tjetër, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mohuar se i është dhënë leja mjedisore kompanisë Kelkos Energy për prodhimin e energjisë elektrike nga dy hidrocentralet në Grykën e Deçanit.

Kuçi ka thënë se kjo kompani  nuk i ka plotësuar ende disa kushte.

“ Kelkos me sa e di unë jo! Sepse është në proces, ka me i plotësu disa kushte të caktuara. Ne ende nuk i kemi dhënë leje ndërsa në momentin kur i plotëson e merr lejen, por deri më tani nuk i ka plotësuar”, tha ai.

KELKOS-it i ishte ndalur prodhimi i energjisë elektrike më 14 tetor në tre hidrocentrale te Gryka e Deçanit dhe pas një muaji, në mbledhjen e sotme që pritet të fillojë nga ora 9:30  do të diskutohet pajisja e këtij investitori me leje për prodhimin e energjisë elektrike.