Foto: Faton Peci, Facebook
Lansohet projekti i digjitalizimit për menaxhimin dhe kontrollin e sigurisë ushqimore
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot, më 03.07.2024, është lansuar projekti i digjitalizimit për menaxhimin dhe kontrollin e sigurisë ushqimore në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit.
Sipas tij, ky është hapi më i rëndësishëm në fushën e sigurisë ushqimore që garanton transparencë, gjurmueshmëri dhe efikasitet.
Ndërsa ka njoftuar se vlera e tij është 1.95 milion euro.
“Sot lansuam hapin më të rëndësishëm në fushën e sigurisë ushqimore që garanton transparencë, gjurmueshmëri dhe efikasitet, në vlerë prej 1.95 milionë euro. Projekti i digjitalizimit për menaxhimin dhe kontrollin e sigurisë ushqimore apo FCMS / Food Control Menagment System, eleminon barrierat e panevojshme burokratike. Çdo inspektim i secilit inspektor mbetet në dosjen digjitale e cila eleminon çdo tentativë të mundshme për manipulim”- ka thënë ai.