ZRrE ndalon prodhimin e rrymës në tri hidrocentrale në Deçan

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ndaluar prodhimin e energjisë nga kompania Kelkos në tri hidrocentrale në grykën e Deçanit.

Në mbledhjen e mbajtur sot, drejtori i ZRRE-së Petrit Pepaj ka thënë se kjo ndalesë do të mbetet deri në rilicensimin e kompanive.

Vendimi është marrë në ditën kur kësaj kompanie i ka skaduar licenca për prodhim të enegjisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur shkyçja nga operimi i kompanisë KELKOS e cila deri tash ishte duke zhvilluar punimet.

“ ZRrE ka ndaluar prodhimin e rrymës në tr hidrocentrale, në Deçan, Belaja dhe Lumbardhi 2 dhe Deçani në mungesë të dokumenteve nga ministria e linjës Kelkos është shkyqyr nga operimi. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet në mungesë të licencës nga ZRrE përndryshe  do të penalizohet”, tha Pepaj.

ZRrE mban të mbyllur mbledhjen ku diskutohet për licencimin e KELKOS-it, reagojnë ‘Pishtarët’