Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarr në objektin e disa ministrive, ndërhyjnë zjarrfikësit

Sot pasdite në objektin e disa ministrive të Kosovës (ish-Rilindja) është ndezur alarm për zjarr.

Dyshohet se në një pjesë të këtij objekti ka shpërthyer zjarri dhe rrjedhimisht ka dalë tym.

Ekipi e zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes.

Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë lokalizuar zjarrin.

“Ka përfunduar me sukses operacioni. Një arkiv aty ka pasë zjarr, ka përfunduar me sukses. E kanë pastru tymin, tash sa janë kthyer nga terreni ekipi i Zjarrfikësve. Nuk ka të lënduar, as dëme, vetëm tym ka pasë”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas Policisë, nuk ka të lënduar në këtë rast.