Zjarr në një banesë në Ferizaj

Rreth orës 08:26 më 20.02.2024 Policia e Ferizajt ka pranuar informatë se një banesë në ndërtesë kolektive është kapluar nga zjarri.

Rasti ka ndodh në një rrugicë afër rrugës “12 Qershori”, banesa sipas Policisë gjendet në katin e dytë.

“Ekipe të policisë dhe zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrëfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin”, deklaroi Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Për këtë rast nuk janë raportuar të lënduar teksa njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes.

Më 12.02.2014 nga flakët ishte kapluar një tjetër ndërtesë në Ferizaj.

Nga ai rast, 10 persona kishin mbet të lënduar, tre zjarrëfikës u asfiksuan teksa edhe Prokuroria po e heton atë rast.

10 persona të lënduar nga zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj

Zjarri që përfshiu një banesë në Ferizaj, tre zjarrfikës u asfiksuan

Zjarri ndërtesën kolektive në Ferizaj, Prokuroria po e heton rastin