Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, Foto: KALLXO.com

10 persona të lënduar nga zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj

10 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri që ka përshirë një ndërtesë kolektive në Ferizaj më 11.02.2024, rreth orës 22:25.

Policia ka njoftuar se lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës.

Sipas njoftimit, të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”- thuhet në njoftim.