Zhduket një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se një prind ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Sipas policisë, prindi e ka raportuar rastin dje, kurse e mitura ka dalë nga shtëpia një ditë më parë.

Tutje policia sqaron se e mitura është në Fushë Kosovë dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti sipas policisë vazhdon të hetohet.