Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Zhduken dy djem, prindërit lajmërojnë rastet në polici

Dy prindër, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prizren, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se djemtë e tyre janë zhdukur.

Në Fushë Kosovë rasti ka ndodhur më 04.04.2024, kur nëna ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Prizren, babai ka raportuar në organet e rendit se më 07.04.2024, djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Edhe ky rast nga Policia është thënë se është duke u hetuar dhe janë iniciuar si persona të zhdukur.