Foto: Facebook.com/VlodymyrZelenskyy

Zelenskyy lë të kuptohet se mund ta pranojë kërkesën e Putinit për NATO-n

Disa komente interesante nga Volodomyr Zelenskyy po shfaqen rreth Ukrainës dhe anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.

Kur kishte deklaruar përpara pushtimit të Rusisë se ai donte që vendi i tij të bëhej pjesë e aleancës, ai u citua javën e kaluar të thoshte se tani ishte “ftohur” me këtë ide.

Ndërkohë që perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO janë dukur gjithmonë të largëta, një nga kërkesat kryesore të Vladimir Putin përpara pushtimit ishte ndalimi që kjo të ndodhte ndonjëherë.

Dhe në një ndryshim të mëtejshëm, Zelensky ka thënë këtë pasdite se vendi i tij duhet ta pranojë se “nuk ka një derë të hapur” për anëtarësimin në NATO.

Presidenti vazhdoi duke thënë se “Ukraina e kupton se nuk është në NATO”, ndërsa propozoi një mënyrë që Ukraina t’i mbrojë qiejt e tij në mënyrë të pavarur.

Kjo vjen pas komenteve gjatë natës në të cilat ai tha se negociatorët e tij kishin thënë se zhvillimet aktuale në bisedimet e paqes ishin “shumë të mira”.

“Por, le të shohim”, shtoi ai.

Mbetet për t’u parë nëse pozitiviteti i tij është i gabuar apo jo, dhe gjatë natës  Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk pa “asnjë provë” të llojit të de-përshkallëzimit nga Putini që beson se është i nevojshëm për të nxitur “besim të mirë” që kërkohet që bisedimet për paqe te kenë pasur sukses.Megjithatë, nëse Ukraina do ta përjashtonte plotësisht mundësinë e anëtarësimit të NATO-s, kjo do ta kishte një simbolikë të konsiderueshme në negociatat në vazhdim./Sky News