Screenshot nga pamjet e verifikuara që i ka siguruar BBC

Xhirimi me trupat e pajetë para morgut të Teheranit alarmon për shkallën e shtypjes

Një video-xhirim i verifikuar tregon trupa të pajetë para një morgu në Teheran, duke dëshmuar shtypjen vdekjeprurëse të protestave në Iran, derisa grupet e të drejtave të njeriut që raportojnë vdekje të shumta, ka raportuar të hënën (12.01.2026) televizioni Euronws.

Irani është në kulmin e zemërimit të ripërtërirës pasi një video, e verifikuar nga agjencia e lajmeve AFP, ka shfaqur trupa jashtë një morgu në jug të Teheranit.

Pamjet, të filmuara në qendrën mjeko-ligjore Kahrizak, tregojnë trupa të mbështjellë me qese të zeza të shtrira përtokë, ndërsa njerëz që besohet se janë të afërm kërkojnë të dashurit e tyre në mesin e të vrarëve.

Videoja ka qarkulluar për herë të parë në internet të shtunën dhe të nesërmen u verifikua vendi ku ishte kryer xhirimi. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se pamjet tregojnë shtypjen vdekjeprurëse të protestave të fundit.

“Iran Human Rights”, me seli në Norvegji, ka thënë se pamjet sugjerojnë një numër të lartë vdekjesh të lidhura me demonstratat mbarëkombëtare. Grupi tjetër, Hengaw, ka raportuar se janë parë trupa të përgjakur brenda dhe jashtë morgut.

Aktivistët akuzojnë forcat e sigurisë se kanë përdorur municione luftarake gjatë dy javëve të trazirave, të përshkallëzuara nga këputja e internetit.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com