Takimi i 18 gushtit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Vuçiq: Nuk do të takohem me Kurtin, ai flet për filozofinë, Adem Demaçin e Karl Marksin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin urgjent në Bruksel të thirrur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të flas me Kurtin, ndërsa ka shtuar se takohet vetëm me Borrellin.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në “Serbinë qendrore”” – ka thënë Vuçiq për RTS.

Arrestimet e serbëve, Vuçiqi i ka konsideruar si synim për t’i dëbuar ata nga Kosova.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar dje pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti sot pritet të udhëtojë nga Italia për në Bruksel.

Ai ka thënë se do të insistojë për lirimin të 3 policëve të kidnapuar, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.

Kryeministri Kurti njofoti dje se nga Roma do të udhëtojë për në Bruksel.

Kurti nesër në Bruksel, thotë se do të insistojë në lirimin e 3 policëve