Albin Kurti

Kurti nesër në Bruksel, thotë se do të insistojë në lirimin e 3 policëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e nivelit të lartë të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Kurti ka thënë se do të shkoj nesër nga Roma në Bruksel.

Ai ka thënë se do të insistojë për lirimin të 3 policëve të kidnapuar, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”- ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Itali. Sipas njoftimit, ai ka udhëtuar sot, ndërsa nesër do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun.

Njoftimi i kryeministrit Kurti për pjesëmarrje në takim vjen pak pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se takimi në Bruksel nuk pritet të ndodhë këtë javë.

Dje kryeministri Kurti deklaroi që është i gatshëm të shkojë në takimin e nivelit të lartë të thirrur në Bruksel nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se është i interesuar të shkojë atje që të njoftojë se që shtensionimi i i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar javën e kaluar nga forcat serbe.

“Po, jam i gatshëm edhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqesë hollësisht këto të dhëna dhe ta kuptojnë që deskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të policëve dhe dënimi i agresionit të Serbisë në Kosovë”- tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të dielën se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel në takimin e thirrur për menaxhimin e krizës në Kosovë, duke i quajtur të pakuptimta bisedimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.