Ilustrim

Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë 

Një burrë është vrarë me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokrurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala. 

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante për ndriçimin e rrethanave të rastit. 

“Prokurori i Shtetit, ka inicuar rastin “Vrasja” nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, Prokurori kujdestar është  duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”- ka thënë Shala për KALLXO.com më 27.05.2026

Lidhur me ngjarjen, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për detaje të tjera zyrtare. 

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet. 

Ndërsa, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”- ka thënë Enis Pllana, zëdhënës e Policisë së kryeqytetit.