Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person ka raportuar mbrëmë në Policinë e Kosovës në Prishtinë, se derisa ishte me veturën e tij, disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Sipas Policisë, rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.