Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Surkish të Podujevës dyshohet se në rrethana ende të pa njohura, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar.

Sipas Policisë, një veturë është sekuestruar që dyshohet që është përfshirë në rast.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore dhe është iniciuar si ‘vrasje në tentativë’.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.