Pamje nga vendi i ngjajres - FOTO: Shkodrane Dakaj - KALLXO

Vrasje në Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri sonte rreth orës 20:00 në “Rrugën C” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në “Rrugën C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person është pa shenja jete” – ka thënë ajo.

Ajo ka njoftuar se policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.