Prokuroria e Gjilanit

Vrasja në Viti, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit B. R., për vrasjen e të riut nga Vitia.

Sipas Prokurorisë, i gjithë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ku mendohet se ka ndodhur një konflikt fizik mes të pandehurit B. R. dhe dy personave të tjerë A. R. dhe B. B.

Pas kësaj, i padehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku edhe e ka qëlluar personin A. R.,  i cili ka vdekur. Kurse, B. B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

I pandehuri B. R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

KALLXO.com raportoi dje se një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit në një incident në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.