Vdes nga plagosja me armë zjarri në Viti

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit sot në një incident në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.

Policia ka njoftuar se nga ky incident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona tjerë.

“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekeve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se hetimet se si ka ardhë deri te ky incident janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.