Seanca ndaj Dardan Krivaqës - Policia pra Gjykatës së Ferizajt - FOTO - Fitim Limani - KALLXO

Vrasja e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa nuk ndihet mirë me shëndet mjekët emergjent arrijnë në Gjykatë - FOTO

Dardan Krivaqa, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’, pasi është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, nuk është ndjerë mirë me shëndet.

Gazetari i KALLXO.com nga Gjykata e Ferizajt raporton se një autoambulancë ka arritur në Gjyaktë për ta trajtuar të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa.

Po ashtu të gjithë gazetarët dhe monitoruesit janë nxjerrë jashtë objektit të Gjykatës.

Auto-ambulanca para Gjykatës së Ferizajt – FOTO – FITIM LIMANI – KALLXO

Ndryshe sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Dardan Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M. O., me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arbër Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen veprën penale ‘Vrasja e rëndë’.

Seanca ndaj Krivaqës, Policia ‘blindon’ Gjykatën – FOTO

Kallxo.com raportoi dje se Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, është dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020.

Ai kishte pranuar fajësinë se i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar lëndime të dëmtuarit Z. H., por ky aktgjykim ndaj tij nuk është i plotfuqishëm.

Dosja e Gjykatës sqaron se i dëmtuari kishte dashur t’i lajmërojë policinë të dyshuarit pasi kishte dyshime që ai po konsumonte drogë, e Dardan Krivaqa menjëherë e kishte kapur për qafe dhe i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar gërvishtje në anën e majtë të qafës.

Dardan Krivaqa i kishte pranuar para gjykatës këto veprime që e inkriminonin atë.

Për këtë vepër penale gjykata e shkallës së parë i kishte shqiptuar dënim me burgim prej 180 ditësh, dhe aty i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesa tjetër e dënimit i ishte shndërruar në punë në dobi të përgjithshme prej 180 orëve.

Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit kishte matur rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Si rrethanë veçanërisht lehtësuese gjykata kishte konstatuar faktin se i pandehuri e kishte pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar, rrethanë tjetër lehtësuese pendimin e sinqertë dhe real për veprën e kryer, dhe faktin se i akuzuari është në përkujdesje të nënës së tij.

Ndërsa si rrethanë rënduese gjykata kishte vlerësuar të kaluarën kriminale të tij, shkallën e rrezikshmërisë penale dhe rrezikshmërinë konkrete të veprës penale.

Gjyqtar i çështjes ishte Shabi Idrizi.

Dosja e Gjykatës – Pse ishte dënuar Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj