I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça
Seanca ndaj Krivaqës, Policia 'blindon' Gjykatën - FOTO
Dardan Krivaqa, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’, është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Dardan Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M. O., me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arbër Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen veprën penale ‘Vrasja e rëndë’.



Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj
Kallxo.com raportoi dje se Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, është dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020.
Ai kishte pranuar fajësinë se i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar lëndimë të dëmtuarit Z. H., por ky aktgjykim ndaj tij nuk është i plotëfuqishëm.
Dosja e Gjykatës sqaron se i dëmtuari kishte dashur t’i lajmrojë policinë të dyshuarit pasi kishte dyshime që ai po konsumonte drogë, e Dardan Krivaqa menjëherë e kishte kapur për qafe dhe i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar gërvishtje në anën e majtë të qafës.
Për këtë vepër penale gjykata e shkallës së parë i kishte shqiptuar dënim me burgim prej 180 ditësh, dhe aty i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesa tjetër e dënimit i ishte shndërruar në punë në dobi të përgjithshme prej 180 orëve.
Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit kishte matur rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Si rrethanë veçanarisht lehtësuese gjykata kishte konstatuar faktin se i pandehuri e kishte pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar, rrethanë tjetër lehtësuese pendimin e sinqertë dhe real për veprën e kryer, dhe faktin se i akuzuari është në përkujdesje të nënës së tij.
Gjyqtar i çështjes ishte Shabi Idrizi.