Von Cramon uron qytetarët e Kosovës për vendimin për vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Von Cramon ka thënë se ky është lajm i shumë pritur për qytetarët e Kosovës.

“Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes”- ka shkruar ajo.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot në seancën plenare vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Parlamenti Evropian miraton vendimin për liberalizimin e vizave