Vizita e Escobar në Kosovë - FOTO GALERI

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë një përmbledhje fotografish të dërguarit i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën në Prishtinë.

Escobar vizitën e tij në Prishtinë e kaloi duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të partive politike opozitare si dhe përfaqësues të kishës ortodokse serbe.

Foto: Ambasada Amerikane

Ambasada i ka vlerësuar si shumë produktive takimet e Escobar në Kosovë.

Foto: ambasada amerikane

 

 

I dërguari i posaçëm SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar qëndroi në Kosovë të mërkurën, pas takimeve me krerët shtetëror ai tha se SHBA-të përkrahin aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Escobar qëndroi dje në Serbi, ku takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nga i cili tha se pret intensifikim të dialogut.

Vuçiq tregon se çfarë ka biseduar me Escobar