Ambasada e ShBA-së duke cituar Escobar: Pavarësisht sfidave në marrëdhëniet tona, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook pas vizitës së emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Duke cituar zyrtarin amerikan, Ambasada ka thënë se mbështetja për popullin e Kosovës mbetet e palëkundur.

“Siç theksoi DAS Escobar, përderisa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur” – thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Escobar vizitoi disa institucione, qendrore dhe lokale, po ashtu ai vizitoi edhe Manastirin e Deçanit.

Kurti pas takimit me Escobarin: Theksova nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë