Ilustrim

Viti, polici goditet nga shoferi i kamionit që tentoi të ikte

Një zyrtar policor është lënduar pasi është goditur nga një kamion.

Rasti ka ndodhur në fshatin Ramnisht të Vitisë, të premten rreth orës  13:00.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person të dyshaur, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor.

Polici ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.