Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Përleshje në Viti - Një grua pëson lëndime të rënda, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona në Viti, në dyshimin se pas një mosmarrëveshje ishin janë përleshur fizikisht mes vete.

Derisa, një grua që kishte ndërhyrë për t’i ndarë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjilanit.

Policia bën të ditur se si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Derisa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar nëmbajtje.